Main menu
2012-
Sot me datë 07 prill 2012 Liria zhvilloi ndeshjen e fundit të basketbollit për sezonin 2011/2012. Sot në sallën e sportit në Saraj, pranë shkollës fillore Dituria, KB Liria u ndesh me KB Feni Industri, ndeshje e cila ishte e barabartë deri në sekondat e fundit. Fatkeqsisht Liria nuk ia doli sërish të sfidojë Fenin as kësaj rradhe. Megjithëse të dëshpëruar nga humbja e kësaj ndeshje, klubi Liria ka shumë arsye për tu mburur me zhvillimin e garave të këtij sezoni. Ndonëse nuk arritëm të ndeshemi për titullin e kampionit për këtë sezonë, klubi ynë falë punës dhe disciplinës serioze gjatë tërë këtij sezoni korri fitore shumë të rrëndësishme dhe fitoi respektin e çdo kundërshtari. Nisur nga fakti se ky sezon për klubin Liria është i dyti me rradhë për pjesëmarrje në ligën e parë të basketbollit të Maqedonisë, është e pamundur që të mos krenohemi për rezultatin e arritur: ekipi i tretë më i mirë i basketbollit në Maqedoni për sezonin 2011/2012.
Si përfundim, nuk duhet të harrohet për tu përmendur edhe një element po aq i rrëndësishëm sa edhe vet suksesi i këtij sezoni në garat e basketbollit. Për një periudhë kaq të shkurtër (2 vjeçare) KB Liria ka gëzuar mbështetjen e vazhdueshme nga dashamirët e basketbollit, të cilët kanë ndjekur garat me pasion të zjarrtë në çdo ndeshje. Për një periudhë 2 vjeçare, klubi Liria ka arritur që të mbledhë në një sallë popullatën shqipare qofshin të rritur, pleq, rinia si dhe fëmijtë që së bashku kanë përjetuar ethet sportive të basketbollit gjegjësisht fitoreve të ëmbla e si dhe humbjeve të hidhura. Në fund të kësaj, ndoshta edhe nuk është me rrëndësi nëse Liria këtë sezonë ia doli të fitojë titullin e kampionit. Ndoshta kjo as që ka qenë qëllimi përfundimtar i këtij sezoni. Fakti që interesimi i popullatës shqiptare për basketboll ka filluar të ringjallet dhe fakti që në veçanti rinia shqiptare ka filluar të inkuadrohet në ngjarrjet e basketbollit në Maqedoni, klubit Liria i jep një "super vullnet" për vazhdimin e mëtutjeshëm të punës së saj drejt korrjes së sukseseve të mëtutjeshme, sepse në fund të fundit kjo është edhe qëllimi i themelimit të klubit Liria, pra ringjallja e kulturës së basketbollit te rinia shqiptare në po atë nivel siç ishte dekada më parë në kohën e Enver Sllamnikut dhe Faton Ismailit.
Si përfundim, mbetet që edhe një herë të ju urrojmë të gjithë dashamirëve të klubit Liria suksesin e arritur për sezonin 2011/2012. Ky sukses na takon të gjithëve.
Komentet tuaja:
Të nderuar simpatizues të klubit Liria. Për të postuar komentet tuaja në këtë ueb faqe, na shkruani në vegëzën "Kontakti" ose klikoni këtu:
-
Emri: Fisnik Data: 2012-
Koment: Kb liria dot t'ishte kanen ende me e fort po qe se e kishte pasen edhe pankinen ma te fort se kb lira nuk po ka zavendesime sikur ekipet tjera edhe ju lutja juve te jeni me te shpejt per informata ne ket webfaqe
-
Emri: Mevlan Data: 2012-
Koment: kjo kb liria eshte njer per njer me e mir ama fen industrin sen e mund kurrr
-
Emri: Enes Data: 2012-
Koment: Jeni me e mira njeher per njeher